Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi ka deklaruar se BDI pjesë e së cilës është ai ,mbështesin masën që ka të bëjë me pagën minimale për të gjithë funksionarët dhe të emëruarit informon TetovaSot .
Me këtë rast ai ka deklaruar se në vijë të këtyre masave BDI është kundër që të shkohet me pagë minimale për gjithë administratën publike përcjellë TetovaSot.
Kreu i Ministrisë së Ekonomisë tha se ai është i gatshëm të shkojë në ulje të pagës si ministër.
Ndryshe Sot në Qeveri nuk kaloi propozimi i ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkoi shkurtim të pagave shtetërore si masë për shpëtimin e ekonomisë dhe gjendjes ekonomike të qytetarëve.TS.

Loading...