Pas shumë insistimeve Barcelona ka arritur marrëveshje me yllin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.

Tuttosport raporton se katalanët kanë bërë një marrëveshje me argjentinasin e Interit.

Martinez duket i prirë të bëj një lëvizje në ‘Camp Nou’, dhe tani Barcelonës i duhet vetëm të negociojë me Interin për shërbimet e tij.

Klauzola e lirimit të Martinez është 111 milionë euro, e cila aktivizohet gjatë muajit korrik.

Për Martinez ka pasur interesim edhe Premierliga, saktësisht skuadra e Chelsea.

Loading...