Mbrëmë rreth orës 02.00, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 28-vjeçarin N.D. nga Çellopeku i Tetovës, për shkak të dyshimeve se dje pasdite (8-mars) ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e 33-vjeçarit B.I. nga i njëjti fshat, ku ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të stolive prej ari. Një pjesë e stolive është gjetur dhe kthyer pronarit, i cili është edhe kushëri i tij.
Personi N.D. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate penale.TS

Loading...