Prokuroria Themelore Publike Shkup shtroi aktpadi kundër një personi, të moshës 20-vjeçare, për vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike.

Droga tek i akuzuari, siç thuhet në kumtesën e Prokurorisë është gjetur më 23 shkurt gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Haraçinë.

Drogën narkotike – marijuanë të paketuar në një paketim, me neto masë prej 1007,8 gramë, i akuzuari e ka mbajtur të fshehur në dollap në një hapësirë bodrumi.

Për shkak të rrezikut që i akuzuari të fshihet ose të arratiset, por edhe mundësisë për ta përsëritur veprën, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore Penale Shkup me aktakuzën ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimi për të akuzuarin.

Loading...