Amela Milner nga Britania e Madhe ka shfaqur simptomat e koronavirusit, kollë dhe temperaturë. Prindërit e shqetësuar i dhanë 4-vjeçares Ibubrofen për ta qetësuar atë.

Por pasi e piu këtë medicament vajza u bë më keq, simptomat e saj u rënduan edhe më shumë, rrëfyen prindërit e saj për “Manchester Evening Neës”. Ajo filloi të dridhej, temperaturua po i shtoheshe, iu përshpejtua frymëmarrja, kishte rrahje të shpeshta zemre dhe villte.

 “Brenda një ore pasi ia dhamë, vajza u përkeqësua në mënyrë të frikshme. Ajo nisi të gulçonte ndërkohë që përpiqej të merrte frymë, rrahjte e zemrës ishin shumë të shpejta, nuk i mbante dot sytë hapur, nuk e ngrinte dot kokën, nisi të dridhej e të villte ndërkohë që temperatura i vajti 39.4 gradë Celcius”, rrëfen babai i 4-vjeçares.

T mobile In article [1]

Ata lajmëruan Urgjencën dhe mjekët direkt sa mbërrinë e stabilizuan vajzën. Ajo ka kaluar rrezikun dhe familja e saj është vetëizoluar si të dyshuar për infektim nga koronavirusi.