Autor: Fatmir Makolli-

Disa hulumtues shqiptar në Amerikë, kanë zbuluar dokumentin e vjetër në arkivat e Asociacionit Amerikan të Inxhinerisë Civile me seli në Nju Xhersi , sipas së cilit projekti i hapjes së kanalit ujor në Luginën e Preshevës ishte projektuar nga inxhiner amerikan shum para atyre kinez. Në dokumentin e botuar në vitin 1926 me titull “The Danube-Aegean Waterway Project” dokumentohet se si Qeveria amerikane kishte marrë një raport zyrtar nga Konsullata amerikane ne Konstantinopol me datë 7 Qershor,1909 lidhur me projektin.

Qeveria amerikane përdori influencen duke kërkuar nga Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile të projektonte kanalin dhe ofronte mbështetjen financiare si këmbim të një koncensioni afatgjat nga Serbia dhe Perandoria Osmane ( e cila ende mbante atëbotë zonen e Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe Greqisë.

Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile , sipas dokumenteve , kishte fituar projektin dhe kishte kryer dëmshpërblimin për të gjitha harxhimet që ishin bërë nga serbët për studimin e projekit.

Kërkesa për koncesionin afatgjat për gjithë zonën ku do të hapej projekti u parashtrua zyrtarisht Qeverisë serbe e cila pranoi të drejtën e koncensionit duke konfirmuar nëpërmjet dy Ministrive , asaj të Ekonomisë dhe shefit të Departamentit në Ministrin e Punëve të Jashtme Vladislav Saviq me datën 8 Qershor 1909.

Presionet Ruse , fuqia e dobët diplomatike e SHBA-së në atë kohë bindën Qeverinë amerikane të nënshkruante në Shën Peterburg me zyrtar Rus , marrëveshjen për konstruktimin e përbashkët të Kanalit ujor Danub-Deti Egje.
4 vite pasi SHBA morri koncesnionin me 17 Janar ,1913 , Rusia bëhet hiseqare në projekt duke komplikuar edhe me shum realizimin e tij.

Lidhja e Danubit me detin Egje , viteve të fundit është aktualizuar së shumti nga Qeveria Serbe dhe ish Presidenti Nikoliq . Zyrtarisht Qeveria Kineze në vitin 2013 ka kryer studimet e fizibilitetit nëpërmjet kompanisë “Gezhouba Corporation” e cila është kompania më e mire kineze në ndërtimin e digave dhe inxhinerisë.

Pas përfundimit të fizibilitetit, Qeveria Kineze zyrtarizon ofertën dhe kërkon rritjen e bashkpunimit të tre shteteve Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për rregullimin e klimës politike për fillimin e realizimit të projektit.

Loading...