Ka shkuar në afër 64,000 numri i të infektuarve nga virusi vdekjerurës Covid-19, apo i njohur si Korona. Jashtë Kinës të infektuar janë 447 persona dhe dy viktima, OBSH tha se numri i rasteve jashtë Kinës nuk është alarmant dhe nuk po rritet në mënyrë drastike. Numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani është rreth 1400. Për momentin njëri nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut i prekur nga virusi, po qëndron i shtruar në Spitalin e Jokohamës ndërsa dy shtetasit e tjerë janë në karantin brenda anijes kruzer të ndaluar në Jokohama. Numri i të prekurve në anije ka shkuar në 218 ndërsa autoritetet shqyrtojnë mundësinë që disa nga personat brenda anijes t’i lëshojnë përpara datës 19 shkurt, sa është e paraparë qëndrimi në karantin.

Loading...