Skena që fatkeqësisht vazhdojnë në stadiume edhe në vitin 2020. Musa Marega, lojtari i Portos shënoi për skuadrën e tij ndaj Viktoria Guimaraesh (1-2) dhe për pak minuta ra pre e thirrjeve raciste, të cilat e nervozuan së tepërmi.

Marega me origjinë nga Mali, por me pasaportë franceze, ka lënë lojën dhe ka shpërthyer, pas koreve raciste nga tifozët e pranishëm në stadium.

Gjatë momentit të daljes nga fusha, ai u tregoi tifozëve edhe gishtin e mesit.

Shokët janë përpjekur ta bindin që të qëndrojë  në fushë, por kjo ishte e pamundur.

Padyshim që këto skena janë të turpshme dhe i prishin bukurinë futbollit.

Nga Kasijas e deri te klubi i Dortmundit, këto skena i kanë  “dënuar”  dhe Marega është mbështetur për veprimin që ka bërë.

Loading...