Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Korçës, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Gruaja e cila ka qenë rreth të 60-tave, dyshohet se është vetëhedhur nga pallati, por që fatmirësisht nuk ka humbur jetën.

Tashmë ajo gjendet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë për jetën, dhe nën kujdesin intesiv të mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 8 të qytetit të Korçës, ose siç njihet ndryshe lagja “Gropa”.

Ende nuk dihet shkaku që 60-vjeçarja mori këtë veprim, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...