Manchester United ka një çështje të nxehtë në duar, atë të Paul Pogbasë. Kampioni i botës ka qenë për pjesën më të madhe të sezonit i dëmtuar, por pavarësisht kësaj mbetet një emër atraktiv në merkato.

Vëllai i tij, Mathias, në një deklaratë për El Chiringuito u shpreh: “Të gjithë e dimë se Paul do të largohet nga Manchester United. Ai do të luajë në Champions League dhe të fitojë titull. Diçka e tillë nuk do të ndodhë te Manchester United. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”, – tha ai.

Luftë është hapur mes trajnerit Ole Gunnar Solskajer dhe agjenti Mino Raiola.

Tekniku u shpreh se francezi është lojtar i United jo i Raiolës, ndërsa ky i fundit tha se mesfushori nuk është skllav i askujt.

Loading...