Një irlandeze që u përdhunuar nga i dashuri i saj i atëhershëm teksa flinte, ka fituar së fundmi 1 milionë euro dëmshpërblim pasi sipas akuzës “sulmi seksual i la plagë të gjata psikologjike”.

Niamh Ní Dhomhnaill, nga Dublini, u sulmua nga ish-i dashuri i saj norvegjez Magnus Meyer Hustveit, gjatë marrdhënies së tyre dhjetë vjet më parë.

Viktima thotë se jeta e saj e mëparshme si mësuese tashmë është shkatërruar si pasojë të sindromës së çrregullimit të stresit post-traumatik, teksa tani nuk ka bese as prindërve të saj.

Spiralja e degradimit të saj kulminoi me një tentativë vetëvrasjeje me overdosë qetësuesish.

Në seancën emocionale në gjykatë psikiatri i saj tregoi për masën e plagëve psikologjike duke i kategorizuar në 9.5 nga 10 pikë maksimale të mundshme.

Hustveit, nga Oslo, u burgos për 15 muaj në 2016 për përdhunimin që kishte ndodhur kur ish-çifti ishin në të njëzetat e tyre. dënimi i lehtë u dha për arsye të vullnetit të mirë të tij për t’u kthyer në Irlandë për t’u përballur me akuzat.

Dhomhnaill e Hustveit kishin nisur marrëdhënien e tyre në maj 2011dhe u ndanë në prill 2012, pasi Hustveit pranoi përdhunimin në gjumë dhe tha se e kishte bërë disa herë të tjera.

Loading...