Kapet në Itali Alfred Arapi dhe një shtetas grek në Greqi lidhur më trafikun e 1.3 ton kokainë.

Arapi, 42-vjeç, nga Mirdita u kap në Italinë veriore teksa udhëtonte në një BMW të zeze me targa italiane bashkë me dy shtetas të tjerë.

Ai u arrestua për llogari të shtetit grek. Ndërsa në Kalithea, Greqi, u kap nje shtetas grek, edhe ky i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup.

Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.3 ton kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.

Arapi është kapur ne Pordenone, Itali ne rrugën “Vallona”, ne oren 20.00 të ditës se martë 18 shkurt.

Alfred Arapi, 03.01.1978, lindur në Mirditë, banues ne Pordenone me urdhër arresti lëshuar ne 03.02.2020.

Ai punonte në Pordenone, Itali prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit.

Loading...