Mësoi se gruaja e kishte tradhtuar me katër meshkuj, kështu që i prekur në nder vendosi që të hakmerrej.

36-vjeçari Dennis Mumo, nga Kenia zbuloi në telefonin e së shoqes disa mesazhe nga meshkuj të tjerë, me të cilët gruaja kishte çatuar dhe burri ishte i bindur se e kishte tradhtuar.

Ai kishte krijuar bindjen se sa herë që ai ikte në punë, gruaja priste në shtëpi të dashurit e saj, kështu që për tu garantuar ndershmërinë e saj, i hodhi ngjitës të fortë në organin gjenital.

Por ngjitësi i dogji pjesët intime gruas, e cila nisi të ulërinte nga dhimbja, pas hakmarrjes së pazakontë të burrit këtë 11 shkurt.

Kështu ajo u dërgua në spital, ndërkohë që burri u arrestua. Teksa u mor në pyetje, Mumo deklaroi se e kishte bërë gjithçka për të ruajtur martesën, shkruan noa.al..

Po ashtu ai tha se kishte parë në telefon biseda të nxehta dhe fotografi lakuriq të së shoqes, të cilat ua kishte dërguar meshkujve të tjerë. Ndërkohë gruaja ndodhet e shtruar në spital, si dhe rrezikon që të mbetet sterile.

Loading...