Futbollisti i Tottenham, Heung-Min Son, thuajse e ka mbyllur sezonin me skuadrën angleze.

Koreano-jugori pësoi dëmtim të rëndë në muskulin e krahut në sfidën kundër Aston Vilës dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

LEXO EDHE:
Administratori i Manchester Cityt takon lojtarët, zbulohet çfarë i ka thënë
Nga ana tjetër, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, deklaroi se nuk do ta llogarisë Sonin për pjesën e mbetur të sezonit duke marrë parasysh shkallën e rëndë të dëmtimit dhe kohën e gjatë rikuperimit.

Ky është një tjetër lajm i keq për Tottenham, pasi nuk ka në dispozicion as sulmuesin Harry Kane, i cili me shumë gjasa pritet të kthehet vetëm në fund të sezonit.

Loading...