Të punësuarit në administratë në një punëtori në Strumicë u informuan për përplasjen e mundshme të interesave dhe për mekanizmat ligjore mbrojtëse dhe mënyrat e njohjes dhe denoncimit të korrupsionit.

Punëtoria është e treta me radhë e organizuar nga Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSHQ) me mbështetjen e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar – USAID.

“Veçanërisht jemi të lumtur dhe të kënaqur që fenomeni i korrupsionit, nga të punësuarit në sektorin publik filloi të njihet si dukuri negative e cila e minon zhvillimin e shtetit. Kështu, në këto punëtori kemi jehonë të madhe dhe prani të të punësuarve të cilët vijnë prej institucioneve publike siç janë gjykatat, vetëqeverisjet lokale, ministritë dhe agjencitë. Besojmë se vetëm duke u angazhuar bashkërisht mund t’i ulim efektet negative të korrupsionit, duke shpresuar se një ditë tërësisht do ta çrrënjosim”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së AOGJSHQ, Tërpe Deanoski.

Krahas punëtorisë në Strumicë, projekti “Ngrite vetëdijen tënde, denonco korrupsionin, bëhu i përgjegjshëm”, i përfshin edhe shtatë punëtori të tjera në shtet, të dedikuara për të punësuarit në sektorin publik dhe një konferencë përmbyllëse në Shkup. Projekti implementohet me qëllim që të informohen anëtarët e Sindikatës së AOGJSHQ për korrupsionin dhe të ngrihet vetëdija për pasojat nga korrupsioni.

Loading...