Të paktën 21 persona humbën jetën nga një varg ortekësh që dje e kapluan Dajkundën, provincë qendrore në Afganistan, bënë të ditur sot autoritetet.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme, shtatë persona konsiderohen si të zhdukur, përderisa 10 janë lënduar.

Nga rrëshqitja e ortekëve janë shkatërruar 50 shtëpi, ndërsa viktimat janë anëtarë të dy familjeve.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar. Një numër i madh i rrugëve janë mbyllur për shkak të rrezikut nga ortekë të rinj.

Këtë dimër në atë pjesë të Afganistanit ka reshje të mëdha të borës, ortekë dhe vërshime.

Numri i përgjithshëm i të mbijetuarve në muajt e fundit është 71 persona.

Loading...