Gjithsej dhjetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm në Hanau të Gjermanisë.

Raportohet se autor i krimit hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në dy lokacione të ndryshme. Në lokalin e parë vrau 3 persona, ndërsa 5 të tjerë në një lokal tjetër në afërsi.

Sipas BBC, autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër, që dyshohet të jetë nëna 72 vjeçare e autorit. Sipas gazetës Bild, autori ishte shtetas gjerman që kishte leje për mbajtje të armës.

Autoritetet gjermane thonë se autori ka vepruar i vetëm, por hetimet vazhdojnë dhe motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Loading...