Presidentin Bartomeu ka vendosur që të shuaj zjarrin, pas zbulimeve që pretendonin se klubi i futbollit Barcelona kishte lidhur një kontratë me kompaninë “I3 Ventures” në mënyrë që ajo të krijojë opinion kundër disa futbollistëve.

Edhe pse është në zemër të skandalit, Bartomeu do të përpiqet të ribashkojë skuadrën. Sipas asaj që raporton “Sport” , presidenti i klubit do të zhvillojë një takim këtë pasdite për të qetësuar lojtarët dhe për të rifilluar dialogun.

Do të duhet që ekipi të rikthehet në rrugën e duhur përpara ndeshjes me Napolin në Champions League javën e ardhshme.

Loading...