Turqia i ka shpallur objektiva armiqësor që mund të goditen kurdoherë të gjitha bazat dhe mjetet ushtarake të Presidentit Asad pas su, lmit të mbrëmshëm, i cili la dhjetra ushtarë turq të vr, arë në Idlib të Sirisë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga su, lmi mbetën të vr, arë 33 ushtarë turq, ndërsa ka raportime se numri është shumë më i madh. Ndërkohë, nuk është ende e qartë nëse brigada turke që po lëvizte në Siri u su, lmua nga aviacioni i Sirisë apo i Rusisë.

Sëfundmi, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ushtria turke nuk duhej të ishte në zonën ku ndodhi sul, mi pasi atje mendohej se ishin grupet militante që lu, ftojnë kundër Asadit.

Në këtë mënyrë, Rusia ka pranuar në mënyrë indirekte se ishin avionët e saj që vr, anë dhjetra ushtarë turq mbrëmë. Fill pas su, lmit të mbrëmshëm, në Turqi u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të parë se si do të veprohet nga tani e tutje me Sirinë.

Ka raportime se Turqia do t’i shpallë luf, të Sirisë duke nisur një operacion në shkallë të gjerë, gjë e cila ka nxitur reagimin rus.

Sëfundmi, Rusia ka kaluar në ngushticën e Bosforit dy fregata të pajisur me raketa të avancuara. Bëhet fjalë për fregatat Admiral Grigoriviç dhe Admiral Makarov. Fregatat ruse janë nisur herët në mëngjes nga Deti i Zi dhe do të pozicionohen në Egje, përballë territorit sirian.

Kalimi i shpejt nga Deti i Zi për në Mesdhe ka të bëjë me përgatitjet e Rusisë për ndonjë tensionim të mëtejshëm të situatës nga e cila Turqia të mbyllë ngushticën e Bosforit dhe Dradanelet.

Loading...