Ky është një objekt shumë i komplikuar dhe ka nevojë për të dhëna që të determinohet se çfarë është.

Shkencëtarët kanë zbuluar një imazh të një objekti misterioz që iu bashkua orbitës së tokës. Objekti u vërejt këtë javë që supozohet të jetë një version i një “hëne të vogël” që ka arritur në orbitën e tokës.

Por shkencëtarët thanë që është shumë herët që të sigurohemi se çfarë është ky objekt, dhe rekomandohen kërkime të mëtutjeshme, raporton “Independent”.

Disa astronom thanë që mund të jetë një objekt artificial, apo ndoshta mund të ketë qenë një satelit i vjetër apo copëza nga hapësira.

Në fillim të kësaj jave, Unioni Ndërkombëtarë i Astronomëve ka deklaruar që objektit i është dhënë dizajni 2020 CD3.

Shumica spekuluan që objekti ishte një gur asteroid, të cilit do të i duheshin vetëm disa sekonda që të vije rreth tokës. Një tjetër objekt i ngjashëm që zbuluar edhe në vitin 2016 dhe më pas la orbitën e tokës.

Në fotografi, objekti shihet duke shndritur në qendër, me yjet përmes saj sepse teleskopi u drejtua në mënyrë që të zë objektin duke lëvizur rreth tokës.

Loading...