Kryetarin e LR-PDSH, Ziadin Sela, duket se nuk e lidh asgjë me partnerin e koalicionit, Afrim Gashin e Alternativës. Dhe anasjelltas, sigurisht.  Sela pothuajse në secilën shoqëri shihet me alkool para vetes, derisa Gashi shoqërohet me ilahi dhe ajran. Së fundmi, janë qytetarë të shumtë që në rrjetet sociale postojnë fotografi të Selës me alkool në tavolinë, ndlrsa Gashit me ajran. Madje, ironizohet deri në atë masë saqë Sela akuzohet se në xhami shihet vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, por që alkoolin nuk e braktis dot. “Ndoshta Gashi e bind se alkooli është ‘haram’ dhe ia zëvendëson me ‘ajranin’. Edhe pse zor Gashi do ta ketë, ose do të ndodhë e kundërta: Sela e bind Gashin se alkooli është më i shëndetshëm se ajrani”, shkruan një aktivist i Alternativës në rrjetet sociale.

Loading...