Zijadin Sela pas koalicionit me Alternativën për Zgjedhjet e 12 Prillit, dëshmoi edhe njëherë që nuk do të mund të garojë i vetëm me BDI-në, respektivisht me liderin e saj Ali Ahmetin.

Sela në zgjedhjet e 2016-tës garoi kundër BDI-së bashkë me RDK-në dhe UNITETI-in, si kryetar i LR-PDSH-së atëkohë, të cilat zgjedhje i humbi. Pastaj, në zgjedhjet lokale 2017, në rrethin e dytë, pas disfatës katastrofale në rreth të parë, bëri koalicion me Lëvizjen BESA (bashkë me Alternativën atëkohë), ku megjithatë humbi gjitha komunat përfshi edhe në komunën e Strugës, ku ishte vetë në garë me Ramiz Merkon.

Andaj, pas zgjedhjeve të 12 Prillit, nëse nuk arrin të fitojë, Sela do të gjendet përballë një sfide jetike mund të themi. Nëse humb, a do të japë dorëheqje dhe nëse nuk jep dorëheqje me cilin partnerë më do të gjejë shpëtimin e tij në politikë!?

Loading...