Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë, në të cilën do të prezantohen platformat për aktivitete diplomatike të ambasadorëve të vendit tonë në Kosovë, Katar, Mbretërinë e Danimarkës, pranë Misionit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe pranë Misionit të Këshillit të Evropës, Strasburg.

Para anëtarëve të Komisionit, platformën për aktivitete diplomatike do ta prezantojë ambasadorja Teuta Agai Demjaha pranë Misionit të Kombeve të të Bashkuara në Gjenevë, ambasadorja Shpresa Jusufi në Misionin Diplomatiko-Konsullor në Prishtinë, Kosovë, ambasadori Shaban Jashari në Misionin Diplomatiko-Konsullor në Doha, Shteti i Katarit, ambasadorja Svetllana Geleva pranë Misionit në Këshillin e Evropës, Strasburg, ambasadori Danço Markovski pranë Diplomatiko-Konsullor në Tiranë, Shqipëri dhe ambasadori Faton Bejta pranë Misionit Diplomatik-Konsullor në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës.

Loading...