Rreth 2.500 subjekte juridike duhet deri më 31 mars të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për kryesisht ndërmarrje publike në pronësi shtetërore dhe në pronësi të komunave të cilat deri më këtë afat duhet të zgjedhin furnizues të energjisë elektrike.

Me qëllim që t’u ndihmohet këtyre ndërmarrjeve rreth procedurës për furnizim publik, Komisioni Rregullator për energjetikë përpunoi versionin që është në dispozicion në faqen e internetit nga ana e KRE. Ata edhe një herë do të informohen për detyrimin, ndërsa KRE do të hapë edhe email adresë të posaçme në të cilën do të përgjigjet për të gjitha paqartësitë rreth procedurës.

“Këto furnizues seriozisht duhet ta kuptojnë detyrimin dhe në aftat sa më të shkurt duhet të fillojnë me zbatimin e furnizimeve publike për atë që deri në fund të muajit mars duhet të zgjedhin furnizues të tyre për energjinë elektrike. Pjesa më e madhe janë komunat dhe ndërmarrjet shtetërore”, theksoi sot në konferencën për shtyp, kryetari i KRE-së, Marko Bislimoski.

Një nga përfitimet që do të kenë komunat me daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike është se ato do të zvogëlojnë koston e ndriçimit publik pasi kostoja e rrjetëzimit është shumë më e ulët sesa në tregun e rregulluar të energjisë elektrike.

Nëse nuk hyjnë në tregun e lirë të energjisë elektrike deri më 31 mars, ekziston rreziku që ato të përjashtohen nga rrjeti i energjisë elektrike.

“Ligji është i qartë. Ne i ftojmë ata të kryejnë angazhimin e tyre. Nëse ata nuk e përfundojnë procedurën, një nga opsionet është përjashtimi i tyre. Duke pasur parasysh që shumë prej tyre po bëjnë biznes në interes të publikut, ne do të shikojmë në mënyra dhe nëse jemi futur në situatë të tillë, mund ta zgjasim këtë afat për një periudhë minimale, por tani të gjithë duam që ata të shpallin furnizimin publik dhe të përmbushin detyrimin e tyre i cili del nga Ligji për energjetikë”, tha Bislimoski.

Një nga arsyet përse deri më tani këto ndërmarrje nuk e kanë kryer detyrimin, sipas Bislimoskit, është se mendojnë se bëhet fjalë për procedurë të komplikuar. Nga ana tjetër, sërish, siç sqaron Bislimoski, ka ndërmarrje shtetërore që me vite punojnë me humbje dhe për ato nuk janë të interesuar furnizuesit e energjisë elektrike. Edhe nëse ato ofrojnë një çmim në situata të tilla është më i lartë se tregu i rregulluar i energjisë elektrike.

Kopshtet e fëmijëve, shtëpitë e pleqve dhe konviktet janë të përjashtuar nga ky detyrim, pasi ato janë në kategorinë e familjeve të konsumit.

Sipas Bislimoski, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike ka qenë i suksesshëm dhe deri më tani 3.718 konsumatorë kanë dalë në tregun e lirë. Një nga përfitimet janë faturat më të ulëta të energjisë elektrike.

Loading...