Vetëm në katër këshilla vendorë në Tetovë janë regjistruar 400 të rinj në BDI, falë kryesisë së re në krye me Florin Besimin, Kryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë .Besimi erdhi pak muaj më parë në Kuvendin e partisë më të madhe shqiptare në kuadër të zgjedhjeve brenda partiake informon Tetova sot.

Koordinatori Valmir Aziri mbrëmë në Xhepçisht u shpreh se BDI në Tetovë po rritet dhe çdo ditë po vijnë të rinjë që i bashkohen partisë së Ali Ahmetit.

Rinia e Reçicës së Madhe e nisi uraganin i cili siç duket nuk ndalet. Ajo vazhdoi në Sellcë dhe më pas në lagjen Teteks ndërsa mbrëmë në Xhepçisht ku bashkërisht po vulosin fitoren e madhe të 12 Prillit.

Dega më e madhe e BDI-së siç ka komentuar Valmir Aziri pritet të jetë edhe më e fuqishme se vitet e kaluara falë një bashkëpunimi të madh me FR -BDI ku dera e BDI-së tani më është e hapur për anëtarësime të rinisë që i besojnë politikave të Ali Ahmetit dhe vizionit të tij.
Ndryshe koordinimet për zgjedhjen e kryetarëve të nëndegëve do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ku me 12 Prill do të korrin fitoren e 18 me radhë .Ts.mk