Çfarë kanë biseduar Boki 13 dhe Ana Kamçeva me vëllain e gjykatëses Vesna Dimishkova, Vasill Dimishkov do të mbetet enigmë për opinionin. Më shumë se 2 orë seanca e sotme për rastin “Reket” me kërkesë të prokurores Villma Ruskoska, ishte e mbyllur për opinionin. Bëhet fjalë për biseda që mund ta cenojnë privatësinë e personave të përfshirë në incizimet. Dje të akuzuarit këmbëngulnin Gjykata të mos e përjashtojë opinionin. Boki 13 pohonte që me incizimin zanor do të hapet Kutia e Pandorës ndërsa Katica Janeva tha se kjo është dëshmi që do të tregoj se bëhet fjalë për ofrim ryshfeti e jo për zhvatje. Megjithatë, avokati i Boki 13, Sasho Dukovski pas dëgjimit të materialeve, tha se incizimi nuk i ka dhënë kurrfarë konteksti aktakuzës.
Ndryshe, seanca e sotme filloi gjysmë ore me vonesë. Para se të përjashtohet publiku, Boki 13 u ankua nga policia e burgjeve.

Jam vonë sepse më sulmuan policët e burgut – tha Bojan Jovanovski, i akuzuari i parë në rastin “Reket”.

Nga Burgu hetuesi i Shutkës thotë se Boki 13 nuk ka pranuar që policët t’i vënë pranga për ta sjellë atë në gjykatë, por që nuk ka pasur tensione.

T mobile In article 1

Bojan Jovanovski ka rezistuar gjatë vënies së prangave. Këto janë informatat e para, se çfarë ka ndodhur më saktë, do e konfirmojmë. Nuk besoj se dikush e ka sulmuar, ai shtatë muaj është në burg dhe nuk ka ndodhë një gjë e tillë – tha Esad Rahiq, drejtor i burgut të Shutkës.

Rasti Reket për të akuzuarit Boki 13 dhe Katica Janeva është në procedurën e dëshmimit. Nga java e ardhshme para gjykatës do paraqiten dëshmitarë të propozuar nga i dyshuari i parë. Zoran Milevski Kiçeec që moti pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg./Alsat-M/