Princi Charles dhe Princeshë Diana patën një divorc të komplikuar që i trazoi ujërat në familjen mbretërore.

Detaje nga martesa e tyre e shumëpërfolur dolën në dritë me kalimin e viteve, si dhe gjatë hetimit pas vdekjes së Princeshë Dianas. Sigurisht që divorci i Princit Charles nuk ishte diçka e lehtë për familjen mbretërore dhe mbi të gjitha nuk ishin të lehta për t’u përtypur deklaratat e Princeshë Dianas.

Prandaj Princi Philip i ka dërguar Dianas disa letra, për të cilat mikesha e ngushtë e princeshës, Simone Simmons, foli në vitin 2008. Letra, që e bënë Dianan të skuqej nga inati dhe turpi.

Simmons ka rrëfyer se ka folur për orë të tëra me Princeshë Dianan dhe rikujtoi një bisedë ku princesha ishte e tërbuar nga nervat.

“Diana ma lexoi një prej tyre, sepse ishte shumë e nxehur dhe imitonte zërin e Dukës së Edinburgut”, është shprehur Simmons, e cila ka shtuar se njëra prej letrave ishte e shkruar me shkrim dorë, ndërsa njëra e shtypur me kompjuter. Ajo tha po ashtu, se njërën prej letrave dukesha ia lexoi me zë të lartë, ndërsa tjetrën ia dha ta shikonte vetë.

Kur u pyet nëse në letra kishte fjalë poshtëruese për princeshën, mikesha e saj u përgjigj pozitivisht. Ajo pranoi se letrat ishin “ekstremisht poshtëruese” dhe se njëra prej tyre e bëri Dianan të skuqej.

Deklaratat e Simmons kundërshtuan pretendimet e Pallatit Mbretëror, se letrat e Princit Philiph ishin dashamirëse dhe u shkruan me qëllimin për ta ndihmuar Dianan që të përballonte shkatërrimin e martesës së saj.

Loading...