Pas demantimit të lajmit për njohjen e Kosovës nga shteti i Xhamajkës, Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë detaje të verzionit të saktë rreth këtij informacioni.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, nga Zyra për media e Presidencës thotë se rreth këtij vendimi të diplomacisë së Xhamajkës, duhet drejtuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi i njëjti informacion shkoi edhe aty edhe në Kryeministri.

”Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Loading...