SHBA-ja për momentin nuk është përfshirë në armiqësitë ndaj Iranit dhe Teheranit i ka ofruar ndihmë teknike në ballafaqimin me epideminë nga koronavirusi i ri, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo.

“Ne i dhamë ofertë Republikës islamike për ndihmë”, u kumtoi Pompeo kongresistëve pasi e shtrënguan rreth përgjigjes globale të infektimit, në marrjen në pyetje në Kongres që në fokus e pati Iranin.

Kongresistët amerikanë janë të brengosur se në Iran është vërejtur paraqitje serioze e koronavirusit, ndërsa sistemi i tyre shëndetësor është dobësuar.

Pompeo theksoi se sistemi shëndetësor në Iran nuk është stabil dhe shtoi se Teherani nuk është duke ndarë informacione.

Loading...