Ministria e Punëve të Brendshme po e ndjekë me vëmendje gjendjen me valën e mundshme të emigrantëve, theksoi gjatë vizitës në SPB – Shtip, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, pasi që Turqia kërcënoi se do t’i hapë kufijtë drejt Evropës për refugjatët nga Siria.

“Po ndjekim me vëmendje situatën në Turqi dhe në pajtim me atë do të sjellim vendim për sistemim të forcave shtesë edhe nga policia e Maqedonisë. Tani për tani, për momentin, përveç këtyre paralajmërimeve kanoske më serioze nuk kemi, por po e ndjekim me vëmendje, sepse jemi të vetëdijshëm se kjo mund të jetë problem në shtet”, deklaroi Petrovska.

Ajo shtoi se për momentin, policëve të Maqedonisë në kufirin jugor po u ndihmojnë edhe kolegë nga vende të huaja.

Sa i përket krizës me pasaporta, Petrevska theksoi se dërgesa e parë e pasaportave pritet të arrijë më 6 mars, me çka, siç tha, Ministria e Punëve të Brendshme kthehet në gjendje normale me dërgesën e pasaportave.

E pyetur se si e komenton deklaratën e ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev se prapa mbi njëzet automjeteve të djegura në Shtip qëndron mafia, Petrevska me përgjigje se me kryesinë e SPB – Shtip sot biseduan për këtë temë.

“U kumtuan mundësitë, dyshimet për atë se cilët janë kryesit potencial të këtyre veprave penale dhe nuk do të doja të jap më shumë hollësi për t’i mos i dëmtuar kolegët gjatë hetimit, por nga ajo që më informuan, me të vërtetë, seriozisht po punojnë në ndriçimin e këtyre rasteve”, tha Petrevska.

Zëvendësministrja plotësuese Petrevska sot pati takim me kryesinë e SPB – Shtip, ku temë qendrore ishin zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe cili është roli i pjesëtarëve të MPB-së në zbatimin e një procesi të qetë dhe demokratik zgjedhor.

Loading...