Për të gjashtën ditë me radhë në bursat botërore vazhdon agonia e uljes së çmimeve të aksioneve pasi përhapja e shpjet e koronavirusit ndikon mbi investitorët të fillojnë të shesin aktive të ndryshme dhe angazhimet e tyre t’i drejtojnë nga plasimet e sigurta, si ari dhe bonot shtetërore të arkës.

Indeksi Panevropian STOKS 600 sot ra për katër për qind dhe zyrtarisht hyri në fushën e ashtuquajtur të korrigjimeve, pasi tashmë i ka humbur mbi 10 për qind të vlerës lidhur me nivelin rekord të vet të shënuar më 19 shkurt të vitit të kaluar, njoftoi Si-En-Bi-Si.

Indeksi i bursës së Frankfurtit, Parisit dhe Milanos, gjithashtu u gjetën në zonën e korrigjimit.

DAKS-i gjerman sot u mbyt për 4,32 për qind, ai italian FTSE MIB për 3,93 për qind ndërsa ai francez KAK 40 shënoi humbje prej 4,61 për qind. Indeksi në Bursën e Londrës FTSE 100, gjithashtu është në ulje prej 4,38 për qind.

Neuroza për shkak të koronavirusit vazhdon ta tundojë edhe tregun amerikan të kapitalit.

Në Uollstrit indeksi industrial Dau Xhons u ul për mbi 500 pikë, ose për dy për qind, S&P u ul për 1,88 për qind, ndërsa në minus shkoi edhe Nasdak për 2,33 për qind.

Loading...