Për qetësimin e pasioneve pas debatit njëzetminutësh për Propozim-ligjin për prokurori publike me kërkesë të Grupi të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski dha një orë pauzë, pasi deputetët Antonio Milloshoski dhe Kërsto Mukoski nga foltorja shkëmbyen akuza për krim. Paraprakisht replika me akuza dhe kundërakuza shkëmbyen edhe Milloshoski dhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Në diskutimin rreth ligjit Antonio Milloshoski fillimisht e akuzoi pushtetin se insiston me çdo çmim ta miratojë ligjin për shkak se me nenin 110, i cili parashikon që regjistrimet e siguruara në mënyrë të paligjshme të mos munden të përdoren si dëshmi për akuzë, dëshiron të mbrohet nga krimi. Kjo, për shkak se personi Z, Z. e di se ka shumë regjistrime që tregojnë se ai është koka e oktopodit në “Reket”, por dhe se ka edhe veprime të tjera kriminale si kërkesë për lirim nga paraburgimi për një biznesmen.

Në këtë rast, ai kërkoi që kryetari i Kuvendit t’i lejojë të emetojë regjistrim të ri audio nga i cili mund të shihet se personi Z. Z. është koka e oktopodit në “Reket”, por për atë nuk mori leje. Pas çfarë deputeti tha se do ta respektojë vendimin.

“Është e qartë pse ministrja e Drejtësisë nuk dëshiron ta elaborojë ligjin dhe pse shpejtojnë ta miratojnë. Kjo është për atë se duan ta mbrojnë vetveten dhe para së gjithash personin Z. Z.”, theksoi Milloshoski.

Në këtë replikoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila tha se kjo ishte vetëm një blof i mirë i deputetit.

“Ju mezi prisnit të mos merrni leje që ta lëshoni regjistrimin, sepse edhe atë që e lëshuat në seancën e Komisionit kuvendor nuk ishte “bombë”, por fishekzjarr i parëndësishëm”, tha ministrja.

Kjo, tha Deskoska, tregon në frikë dhe panik tek ju, dhe paraqet tentim për pengim të ligjit, siç bëtë të gjithë vitin. Ju, i tha ministrja e Drejtësisë Deskoska, vetëm donit me ligjin të anulohen të gjitha procedurat edhe të PSP-së dhe PP-së.

Ajo shtoi se pret që 80 deputetët, për të cilët, siç tha, e kanë të rëndësishme të ardhmen e vendit dhe vendosjen e drejtësisë ta mbështesin ligjin.

Milloshoski në kundërreplikë tha se nuk mundet pushteti të flasë për drejtësi, të cilën e zbaton në mënyrë selektive.

Në këtë replikoi deputeti Kërsto Mukoski i cili i tha Milloshoskit se është njeri i frikësuar dhe kriminel i cili duhet të përgjigjet para ligjit të këtij shteti.

Deputetët janë në pauzë të dytë, e para u dha pasi deputetët ngecën në vërejtjet procedurale.