Kryeministri Oliver Spasovski në kuadër të programit për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që e organizon Komisioni Evropian, realizoi takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në takimin, ku Spasovskin e ka shoqëruar edhe zëvendës kryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen uroi për miratimin e Ligjit për prokurori publike, si dhe të gjitha ligjet tjera reformuese, të miratuara para shpërbërjes së Kuvendit, dhe miratimin e tyre e vlerësoi si vendime të guximshme të deputetëve në Kuvend, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Miratimi i këtyre ligjeve, si dhe të gjitha më parë reformuese që i miratoi Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, janë impresive në realizimin e reformave dhe i plotësojnë pritjet e larta që i ka vendosur Komisioni Evropian”, u tha pas takimit.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në vazhdim të takimit u bë fjalë për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fillim të marsit të vitit 2020, dhe se pritet me këtë raport dhe me metodologjinë e re të bëjë hap përpara në përparimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut.

“Takim bilateral me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Bëm gjithçka që ishte në mundësitë tona, bëm pothuaj të pamundurën dhe tani më gjithçka është në duar të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Osmani në facebook.

Kryeministri Spasovski në takimin me Fon der Lajen e theksoi përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e reformave dhe në implementimin e Marrëveshjes nga Prespa dhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilat janë me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e shtetit.

Ai theksoi se Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët kanë bërë gjithçka që duhej për periudhë të shkurtë dhe se tani presin, në kohë sa më të shpejtë, BE-ja t’i marrë vendimet e duhura për fillim të negociatave sipas metodologjisë së re.

Loading...