Kur vjen puna te dasmat, ekzistojnë disa rregulla të pashkruara që të ftuarit duhet të ndjekin.

Si psh. të vish në kohë, të mos rrish në telefon gjatë ceremonisë, të mos sjellësh dikë të paftuar, ose të veshësh një fustan të bardhë.

Por mesa duket kjo e ftuar nuk e ka respektuar këtë të fundit, pasi ajo erdhi në dasmë me një fustan të bardhë.

Nusja nuk e toleroi këtë dhe e zgjidhi, duke postuar në facebook një foto të pusullës që i kishte dërguar kësaj të ftuare.

Ajo fillon duke e falënderuar për pjesëmarrjen dhe më pas e shokon duke i thënë:

“Ishte një nder të ndaja privilegjin e të veshurit një fustan të bardhë me ty. Urime të përzemërta”

Postimi mori mbi 3000 pëlqime dhe shumë njerëz komentuan pozitivisht për përgjigjien e saj të flaktë.

Loading...