Një njerkë është dënuar me dy vjet burg, pasi rrahu fëmiun e vogël të burrit të saj duke e lënë me sy të nxirë dhe plagë të rënda.

Ludmila Simon, 27 vjeç, rrahu mizorisht fëmijën e burrit të saj dhe këtë e bëri për hakmarrje.

Simon sulmoi të riun Vanya një vit më parë në fshatin Velyke derisa ishin vetëm në shtëpi, në Ukrainë.

Babai i djalit, Ruslan Skorkin, 31 vjeç, tha për median lokale: “Unë erdha në shtëpi dhe pashë djalin tim të rrahur kaq shumë. Ludmila tha se ai ra dhe u plagos vetë”.

Pavarësisht nga gjendja serioze e Vanya-s, prindërit e tij nuk thërrisnin një ambulancë – duke shpresuar se ai do të shërohej vetë.

Por të nesërmen, djali, në moshën gjashtë vjeç, u ndje më keq dhe më në fund u dërgua në spital.

Mjekët nga Spitali Rajonal i Fëmijëve “Vinnytsia” alarmuan policinë pasi panë sytë e zinj të Vanya dhe kokën e fryrë tmerrësisht.

Mjekët e shokuar thanë që djali nuk mund të hapte sytë dhe koka e tij ishte “në formë katrore nga rrahjet”.

Një burim në spital tha: “Fëmija mezi mund të qëndronte në këmbët e tij dhe ishte i mbuluar me mavijosje të rënda në të gjithë trupin e tij.”

Neurokirurgu Sergey Voloshchuk shtoi: “Djali u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Ai u diagnostikua me dëmtim traumatik të trurit, tronditje dhe mavijosje të shumta në fytyrë, shpinë dhe gjymtyrë.

Duke folur me oficerët e policisë, të dy prindërit u përpoqën të fshehin ngjarjen në fillim duke pretenduar se “fëmija ra nga shtrati ndërsa luante dhe u plagos vetë”.

Loading...