Mes 30 dhe 40 shtetas hungarezë janë vendosur në karantinë në një anije turistike në Meksikë, nën dyshimin se janë bartës së koronavirusit, kumtoi ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto në konferencën e sotme për shtyp.

Autoritetet hungareze janë në kontakt të drejtpërdrejtë me dy familjet, të cilat janë mbajtur në Meksikë. Sijarto deklaroi se dy udhëtarë të anijes turistike kanë paraqitur simptome të gripit, por është konstatuar se nuk bëhet fjalë për koronavirus.

Rreth 6.000 udhëtarë hipën në anijen meksikane “Meravi’a”, ndërsa personeli mjekësor po kryen teste për Kovid-19, tha ministri Sijarto.

Për momentin, 12 hungarezë ndodhen në karantinë në pesë vende të ndryshme, ndërsa tek njëri është zbuluar prania e koronavorusit të ri. Pesë shtetas hungarezë janë mbajtur në Spanjë, tre në Japoni, dy në Kinë dhe nga një në Itali dhe Gjermani.

Loading...