Me 28.2.2020 në Olten të kantonit të Solothurnit, kryesitë e dy unioneve të xhamive shqiptare në Zvicër: UBISHZ dhe BISHZ arritën marrëveshje për shkrirjen e të dy organizatave në një organizate të përbashkët e cila do ti përfaqesojë xhamitë shqiptare në Zvicër.

Ky është një moment historik për muslimanët shqiptarë në Zvicër, pasi pas disa vite të veprimtarisë së ndarë në dy organizata, arrihet marrëveshja e shkrirjes së të dy organizatave dhe veprimin në të ardhmrn si një trup i përbashkët.

Në takim morrën pjesë kryetarët e dy organizatave kryetarët e kuvendeve të dy organizatave, nënkryetaret dhe anëtarë të kryesive të dy organizatave.

Kryesitë morrën obligim që të bëjnë organizimin e mbajtjes së kuvendit të perbashkët  të dy organizatave ku zyrtarisht do të bëhet shkrirja e dy subjekteve dhe themelimi i organizatës se vetme që do t’i përfaqesojë xhamitë shqiptare në Zvicër si dhe do te miratohen edhe akte tjera përkatëse.

Loading...