Miliona njerëz në gjithë botën janë xheloz për një foshnjë. Finli Daniel, fëmija i Kejsi Daniel e ka arritur këtë status, pasi e ëma e dekoroi dhomën e tij sipas librave të Harry Potter me ndihmën e një artisti që punonte me dimensione 3D.

Pamja përfundimtare e dhomës është magjike. Aty gjen bufë, portrete si në libra dhe madje dhe Dobin, elfin shtëpiak.

Zonja Daniel shpërndau disa foto të dhomës magjike në Facebook, duke treguar se u deshën muaj për planifikimin dhe realizimin e gjithçkaje. Ajo tha: “Ndihem sikur jam në Hogwarts, teksa e tund foshnjën tim për ta vënë në gjum.”

Artisti ka krijuar një murale që ngjan si një dritare në shkollën e magjisë. Në mur gjenden të varur 4 flamujt e shtëpive themeluese të shkollës. Në rrjetet sociale të gjithë fansat e sagës së Harry Potter u çmendën nga xhelozia për dhomën e mrekullueshme të fëmijës.

Loading...