Përkundër sfidave që po sjellin ndryshimet klimatike në Australi, dy vendas të kontinentit kanë arritur të krijojnë një vepër arti me dëborë.

Madje, dy personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende, kanë ndërtuar dordolecin me gjatësinë më të madhe ndonjëherë, transmeton lajmi.

Vepra e tyre u njoh si më e madhja nga Libri i Rekordeve të Ginisit. Gjatësia e dordolecit është 38 metra.

Deri më tani, rekordin për diçka të tilla e mbante ‘Olimpia’, e gjatë 37,21 metra, dordolec në formë gruaje i ndërtuar në Maine të SHBA-ve vitin e kaluar.

Loading...