Për gabimin e pavetëdijshëm më 27 prill e pagova vet. Më vjen keq që ju nuk përgjigjeni, tha deputeti Kërsto Mukovski i grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, duke i replikuar Antonio Milloshoskit të VMRO-DPMNE-së, i cili në debatin për ligjin për prokurori publike tha se e ka kritikuar për ngjarjet më 27 prill në Kuvend dhe se LSDM-ja paraprakisht e ka akuzuar firmën e Mukoskit për krim, ndërsa sot ky nuk është rast.

“Sa i përket 27 prillit, do t’ju them disa fjalë. Kërsto Mukoski për atë gabim të pavetëdijshëm që e bëri e pagoi vet. Më vjen keq që njerëz si ti të cilët i drejtonit lartë ta bëjnë atë atë që e bënë, ndërsa do t’ju përkujtoj në një deklaratë që ishte dhënë nga dëshmitari i cili për momentin është në arrati, mos e kërkoni Ljuben Araudovin, ngjituni lartë, qëllimi është Zaevi”, theksoi Mukoski.

Më vjen shumë keq, tha Mukoski, për partinë VMRO-DPMNE të cilën ju nuk mund ta përvetësoni para meje sepse ndoshta edhe para jush jam anëtar i kësaj partie. “Por më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja sot është peng i dy personave, tre kriminelë si ju dhe u shndërrua në parti të shembullit të Agimit të Artë në Greqi apo radikalëve të Sheshelit. Ky nuk ishte themeli apo baza e VMRO-DPMNE-së nga vetë formimi i partisë. Rruga e VMRO-DPMNE-së është rruga drejt strukturave euroatlantike”, tha Mukoski.

Ai theksoi se edhe nuk ka pritur që Milloshoski kështu do ta fillojë debatin e sotëm, duke i vlerësuar pohimet e tij të sotme si shembull tipik i një njeriu të frikësuar, kriminel i cili e di që një ditë duhet të përgjigjet para ligjeve të këtij shteti.

Lidhur me firmën për të cilën thërret Milloshoski theksoi se inspektimet dhe Drejtoria për të Ardhura Publike edhe pse kanë kryer kontroll nuk kanë gjetur asgjë.

Loading...