Shumë personazhe të botës së krimit kanë marrë tashmë kërkesën 48-orëshe për justifikimin e pasurisë një sërë personazhesh të botës së krimit.

Për herë të parë sot zëdhënësja e OFL e zhvilloi konferencën në parking, ku ndodhen makinat e sekuestruara gjatë operacioneve të ndryshme në qytetet kryesore, si Durrës, Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë, etj.

Në videon e publikuar nga policia shihet se janë sekuestruar makina shumë të shtrenja dhe luksoze, Mercedes Benz, Audi, etj. disa prej tyre të blinduara shkruan albeu.com.

Siç është bërë e ditur tashmë, makina dhe të gjitha pronat janë nën sekuestro të përkohshme pasi urdhri i konfiskimit jepet vetëm nga Gjykata e Posaçme.

Konferenca OFL dt.20.02.2020

OFL, 20 shkurt Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special. Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:- A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;- E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 20. Februar 2020

Loading...