Konor Mekgregor nuk hjek dorë nga sfida me Khabib Nurmagomedov, edhe pse ky I funidt ka hjedh poshtë një ide të tillë. Mirëpo Mekgregor tani ka një propozim të ri, që sfida të zhvillohet në Rusi. Majde e krahason atë me sfidën e filmit “Rocky 4”.

“Një duel në Rusi mund të jetë shumë fitimprurës dhe aty ka shumë stadium të mëdha ku mund të zhvillojmë këtë sfidë. Unë e dua Rusinë, e dua popullin rus. Kjo më bën të mendoj për një duel të dytë aty. Cfarë vendi, do të ishte si filmi i Rocky, madje edhe më madhështor. Dana Uajt është një njeri spektaklesh dhe mund ta çojë këtë spektakël të madh në Moskë. Në rrugët e Moskës njerëzit thërrisnin emrin tim, ndaj unë jam më shumë rus se sa vetë Khabib. Ndaj, le të duelojmë aty”, tha Mekgregori.

Loading...