Super-lufta e Floyd Mayweather në vitin 2017 me Conor McGregor ishte një nga netët me fitimet më të larta në historinë e sporteve luftarake.

Sipas komenteve të fundit të bëra nga Mayweather, një rimeç është një mundësi shumë e vërtetë, por mund të jetë në një shkallë për të cilën bota sportive as që ka ëndërruar.

Kjo për shkak se Mayweather ngriti një ide të bujshme për shefin e UFC Dana White që do ta përfshijë atë të luftojë ndaj McGregor ashtu dhe Khabib Nurmagomedov në të njëjtën ditë, transmeton lajmi.

Mayweather dëshiron të ndeshet me dy nga emrat më të mëdhenj në MMA në të njëjtën periudhë 24-orëshe.

”Unë madje fola për luftën me Khabib dhe Conor në të njëjtën ditë. Khabib gjatë ditës dhe Conor natën. Ju paguani një tarifë, ndoshta 250 dollarë, dhe ju të dy luftoni”, thuhet në burimet e bisedës mes White e boksierit amerikan.

Loading...