Presidenti Emmanuel Macron shprehu sot trishtimin e pamasë dhe mbështetjen e plotë për Gjermaninë, pas sulmit me armë nga një ekstremist i majtë dje në Hanau, ku mbetën të vdekur 11 persona.

“Mendimet tona shkojnë për viktimat dhe familjet në zi”, postoi Macron në Twitter.

“I jam pranë kancelares Merkel në këtë luftë për vlerat tona dhe për mbrojtjen e demokracive tona”, vazhdoi kreu i shtetit.

Sipas Prokurorisë Federale gjermane, motivet e autorit të dyshuar, i gjetur i vdekur, janë me siguri motive ksenofobe.

Loading...