Nga reagimet shqetësuese të VMRO-DPMNE-së këto ditë, si dhe të deputetëve të kësaj partie kriminele tregon se zbatuesi Mickoski është i frikësuar nga Ligji për PP-në, nga drejtësia dhe përgjegjësia e cila vijon.

Zbatuesi Mickoski nuk arrin tu bindet urdhërave të shefit të tij kriminelit të arratisur Nikolla Gruevski, nuk ka shpëtim për krimin, secili që ka gabuar para ligjeve do të përgjigjet.

LSDM është në anën e drejtësisë, në anën e qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të vendit.

Ligji i prokurorisë publike paraqet themel të reformave në gjyqësi dhe garanton drejtësi joselektive dhe përgjegjësi për të gjithë.

Dhe pikërish ky ligj është garancion se të gjitha lëndët gjyqësore të cilat dolën nga PSP do të kenë përfundim ligjor, ndërsa procedurat për këto procese do të jenë profesionale, korrekte dhe të bazuara në dëshmi.

Amnisti të fshehur nuk do të ketë për askënd dhe secili për të cilin ekziston akuzë do të përgjigjet para institucioneve, sipas ligjeve në shtetin tonë.

Më 12 prill vjen edhe një dënim nga qytetarët për zbatuesin Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në, regjim më asnjëherë!

Loading...