LSDM-ja sot në Shkup organizon Marsh me moton “Hapërojmë për drejtësi” me angazhim për ndërtimin e fuqishëm, të pavarur dhe profesionale të prokurorisë dhe gjyqësorit.

Marshi qytetar filloi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të mbarojë para kompleksit të gjykatave në Shkup, ku fjalim do të mbajë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“U bëj thirrje të gjithë ithtarëve të drejtësisë që para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hapërojmë në emër të drejtësisë. Ju ftoj të bashkoheni në Marshin ‘Hapërojmë për drejtësi’. Le të lëvizim së bashku nga vendi ku është miratuar Ligji për Prokurorinë Publike – nga Kuvendi në vendin ku duhet të shohim mjetet përfundimtare juridike – gjykatat! ”, ka shkruar Zaev dje në profilin e tij në Fejsbuk në thirrjen për qytetarët.

Loading...