LSDM duket e shpërqendruar për shkak të krerëve të lartë më saktë deklaratave të ndryshme të tyre me më pak se 24 orë sa i përketë Ligjit për Prokurorinë Publike dhe shpërbërjen e Parlamentit dhe më pas shkuarjen në zgjedhjet e Parakohshme .Por te kjo parti nuk është vetëm cështja e Ligjit për PP-në më shumë se dilema të shkohet ose jo në zgjedhje dhe në vijë të kësaj në deklarata nuk është kursyer edhe partneri i koalicionit BDI sidomos Kryetari i Kuvendit si shënjestra kryesore e disa krerëve të lartë të LSDM-së si Muhamed Zekiri, Aleksandar Kiracovski dhe Ljupço Nikollovski informon Tetova sot .

Por Talat Xhaferi ishte i qartë dhe i prerë duke thënë se “A jam unë fajtor që lanë ligje të rëndësishme të miratohen në dy ditët e fundit para shpërndarjes së Kuvendit? Të gjitha ligjet që konsiderohen se janë me prioritet janë vendosur në rend dite. Ligjin për PP e vendosën më 10 shkrut, dhe e dinin se më 11 kemi ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike. Që nga shtatori negociojnë për Prokurorinë Publike dhe a kam unë faj se u mblodhën në dy ditë? Unë nuk shes kohë dhe nuk kam kohë shtesë. Nëse duan shumicë kuvendare, duhet të vinë dhe të thonë, dhe jo të diskutojnë përmes meje. Le të sqarojnë pse para gjashtë muajve u dakordësuan të ketë zgjedhje më 12 prill. Nëse duan zgjedhje, nëse duan shumicë, le ta thonë. S’jemi të martuar”, tha Xhaferi.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski paralajmëroi mundesinë për formim të një shumice të re parlamentare .
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen rreth kësaj deklarate të Ljubço Nikollovskit i cili mbrëmë tha se në rast të obstruksioneve lidhur me ligjin e PP, në zgjedhje do të shkohet në dhjetorë, ai e deklaroi të njëjtën gjë.

“Ende jam i bindur, se do ta realizojmë atë për të cilën jemi marrë vesh. Sepse ajo është më e mira për vendin dhe qytetarët”, tha Spasovski.
Kryetari i LSDM-së ka deklaruar se koalicioni me BDl-në është duke funksionuar. Ai me tëj shtoi se të gjitha ligjet duhet të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit.
Dhe derisa dy të parët janë në gjah pas shumicave tjera Parlamentare kreu i LSDM-së e quan një koalicion me BDI-në që po funksionon
“Koalicioni me BDl-në funksionon. Gjithsesi dje nga sekretari i përgjithshëm i partisë siç mundët të lexoni dhe të shihni, dërguam porosi serioze për përgjegjësi para shtetit. Qëllimi ynë kryesor është që para shpërbërjes së Kuvendit, të jepet shans, të votohen ligjet, jo vetëm ligjet për të cilat nevojiten dy të tretat, kodi zgjedhorë, shkarkimi i ministres së punës dhe politikës sociale, dhe disa zgjidhje ligjore. Tekstualisht shpenzimi i kohës që është i numëruar, deri në mesnatën e 16 shkurtit, kur është afati i fundit për shpërbërjen e Kuvendit, nuk mund të lejojmë, me çfarëdo qoftë lojëra dhe plane të dëmtohet procesi i diskutimit, e drejta e deputetëve nga rregullorja dhe në fund e drejta që të votohen ligjet”, u shpreh Zaev.

Loading...