Prej shtatorit 2019, një subjekt i ri politik i djathtë dhe opozitar është shfaqur në skenën politike shqiptare.
LRE – Lëvizja e Re e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini, është partia më e re e cila ka vendosur strategjikisht që të ngrihet ngadalë pa media, pa zhurmë, por duke zhvilluar takime të vogla, person pas personi, grup pas grupi, komunitet pas komuniteti, fshat më fshat, lagje më lagje dhe qytet më qytet.
LRE e Galdinit ka zgjedhur të komunikojë me qytetarët shqiptarë nëpërmjet shtrëngimit të drejtpërdrejtë të duarve dhe duke përdorur vetëm facebook.
Është një strategji e vështirë dhe tepër e rrezikshme kjo që ka zgjedhur Lëvizja e Re, pasi kërkon rezistencë për një proçes tepër të ngadaltë dhe plot pasiguri.
Sidoqoftë, prej shtatorit 2019 kur LRE – Lëvizja e Re nisi udhëtimin politik, nëse hedh një sy në Profilin Personal apo në Faqet Zyrtare të Arian Galdinit dhe të LRE, bie në sy që takimet janë të shumta.
LRE ka arritur në 6 muaj të ngrejë ekipet nismëtare në mbi gjysmën e 61 Bashkive të Shqipërisë.
Së fundmi, kjo parti e re e djathtë dhe opozitare, ishte e stacionuar në qytetin e Lushnjes.
Arian Galdini dhe drejtues të tjerë të LRE si Ing. Luljan Strazimiri (Kryetari i LRE për Tiranën), pedagogia e ekonomisë Denisa Kele, avokatja Misire Gjana, Ing. Tomorr Laze, sociologia Elisa Carka ishin në qytetin e Lushnjes për të prezantuar Platformën Politike të LRE por edhe për të shpallur krijimin e Ekipit Nismëtar të LRE për qytetin e Lushnjes.
Ndër të tjera, Kryetari i LRE Arian Galdini deklaroi se:
“Shqipëria nuk buzëqesh më sepse politika zbukuron vetveten vetëm me propagandë e rrena, duke u shndërruar në “bukuri që vret”. Politika e propagandës, mediave, tv, gazetave dhe portaleve, duket shumë e bukur.
Por shqiptarët i njohin mirë politikanët dhe partitë e këtyre 30 viteve.
Sado ta zbukurojnë vetveten me propagandë mediatike dhe online, me kameramanë, fotografë, analistë dhe regjizorë, këta politikanët tanë, e vërteta është se për qytetarët shqiptarë, çdo politikan e çdo parti e këtyre 30 viteve janë as më shumë dhe as më pak veç Plaçkaxhinj.
Në vitin 1990, ne shqiptarët kujtuam se fituam pluralizmin politik. Por pluralizmi politik që fituam në dhjetorin 1990, në zyrën e Ramiz Alisë, me firmën e Ramiz Alisë, na doli një pluralizëm i rrejshëm.
Në dhjetorin 1990 ne fituam pluralizmin e bijëve të Ramizit dhe Nexhmijes, i cili nuk ishte aspak pluralizëm politik, por vetëm pluralizëm kryetarokratik. 4 apo 5 njerëz, 4 apo 5 Kryetarë Partie kanë 30 vite që e sundojnë dhe plaçkisin Shqipërinë.
Ata janë bashkë. Ata janë Një. Ata janë Klubi i Plaçkaxhinjve. Prandaj, ne duhet të rithemelojmë pluralizmin politik. Prandaj Reforma Zgjedhore është domosdoshmëri. Ndaj edhe krijimi i LRE është shenja e parë e rithemelimit të pluralizmit politik, sepse ne jemi partia e parë në Shqipëri që nuk po lind as nga Elitat Lart, as nga mediat, as me porosi, as me financime, as nga ishët e korruptuar. Lëvizja e Re është partia e thjeshtë, e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, të papërlyer dhe halleplotë. Do tia dalim”.
Ja edhe video e takimit të LRE në Lushnje:

 

Loading...