Gjykimi për lëndën “Reket” sot është mbyllur për opinionin. Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vaska Nikollovska Mazneva në fillim të seancës e largoi opinionin për shkak të asaj që do të lëshohen incizime të cilat përmbajnë materiale, që mund të nxjerrin përmbajtje nga jeta private e një pjese të të akuzuarve.

Gjatë hyrjes në seancën gjyqësore, i akuzuari Bojan Jovanovski – Boki 13 gazetarëve u tha se ka mbetur vonë për shkak të asaj që fizikisht është sulmuar nga nëpunësit e burgut.

Akuzën për lëndën “Reket” e përfaqësdon shefja e Prokurorisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar, Villma Ruskoska.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të vitit të kaluar dorëzoi akuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “larje parash dhe vepra tjera ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet se ka bërë edhe vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Në seancën e parë për lëndën “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vjet burg. .

Loading...