Kjo është një nga ato histori, që tregon se zgjedhjet më të mira janë aty nga nuk ta pret mendja.

Gurkan Altın, 30-vjeçar turk, bënte një jetë të zakonshme. Familja priste që ai të studionte në universitet dhe të merrte një diplomë, kështu që ai studioi ekonomi në Universitetin ‘Anadolu’ për katër vite që të korrte një sukses të tillë, transmeton lajmi.net.

Pas diplomimit, ai filloi të punonte në bankë. Pas katër vitesh, në vend që të promovohej, Altın u ngarkua me stres dhe dha dorëheqje nga vendi i punës.

Së këndejmi, ajo u kthye në vendlindjen e tij në Keşan, Edirne, dhe ngriti një tezgë në një treg lokal.

Tani, Altın është i lumtur që shet vezë organike, domate dhe mjaltë, të cilat i blen nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga gratë që punojnë në tregun e ngritur çdo të shtunë.

Loading...